Qeveria ndan 53 milionë euro kompensim për “Bechtel Enkan”

Qeveria ka miratuar kërkesën për kompensimin e konsorsiumit “Bechtel Enka” për zgjatjen e kontratës.

Lajme

05/06/2018 16:21

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj ka thënë se qeveria e kaluar nuk kishte paguar faturat me rregull.

Ai ka potencuar se Bechtel Enka ka paraqitur kërkesë për shpenzime në shumë për 63 milionë euro për shpenzime indirekte, mirëpo kjo shumë është ulur në 45 milionë euro, e me TVSH është 53 milionë e 100 mijë euro.