Qeveria miraton nismën për marrëveshje për sigurime sociale me Slloveninë

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar në parim nismën për lidhje të Marrëveshjes për sigurime sociale me Qeverinë e Republikës së Sllovenisë.

Lajme

18/09/2018 17:25

Sipas kësaj nisme, qytetarët e Kosovës që kanë punuar në Slloveni do të kenë mundësi të marrin pensionet qe u takojnë.

Ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica prezantoi nismën për këtë marrëveshje.

“Sot para jush prezantoj nismën për negocimin për marrëveshje sociale me republikën e Sllovenisë. Lidhja e kësaj marrëveshje do të thotë do t’i mundësoj qytetarëve të të dyja vendeve t’i realizojnë të drejtat e tyre, siç janë pensionet e moshës, pensionet familjare dhe pensionet invalidore të punës. Pra qytetarët e Kosovës do të i mundësohet që pas arritjes së moshës se caktuar të kenë të drejtë të marrin pensionin në vendin e tyre”,tha Reçica.