Qeveria kundërshton BE-në për pagat: Merruni me zbatimin e marrëveshjeve në Bruksel

Sot shefja e BE-së në Kosovë, Natylia Apostolova sot kërkoi nga qeveria të tërhiqet nga vendimi për rritjen e pagave. E reagimi i parë nga Qeveria e Kosovës erdhi nga shefi i kabinetit të kryeministrit, Avni Arifi.

Lajme

21/06/2018 16:10

Arifi në një postim në facebook e ka cilësuar rritjen e pagave si vendim legal dhe legjitim.

Kurse ka kërkuar nga BE-ja që në vend të vendimeve të tilla të merret me zbatimin e marrëveshjeve në Bruksel, transmeton lajmi.net.

“Vendimi i Qeverisë së Kosoves për ngritjen e pagave është vendim legal dhe legjitim. Dhe gjithsesi kushtetues. BE do të ishte mirë që në vend të sfidimit të vendimeve të tilla nga fusha e përgjegjësive qeverisëse, të sigurojë implementimin e marrëveshjeve që vet i ka garantiar, siç është marrëveshja për energjinë. Nëse sipas ekspertëve, Kosova në vit i humbë 25 milionë euro si pasojë e moszbatimit të marrëveshjës për energjinë, atëherë që nga viti 2013 Kosova i ka humbë 150 milionë euro”, ka shkruar Arifi në facebook.

Tutje ai i ka cilësuar si të gabuara qëndrimet e Bashkimiit Evropian. Madje BE-në e ka cilësuar si parti politike.

“Zyra e BE- së në Kosovë, sot, duke komentuar pagat e zyrtarëve qeveritarë, e pati gabim.Kosova ndihmohet duke implementuar marrëveshjën e garantuar për energjinë dhe jo duke dhënë vlersime për vendime legjitime politike gati si parti politike qe synon sukses elektoral zgjedhor”, ka shkruar Arifi.

Vendimi për rritjen e pagave nga Haradinaj së fundi është shpallur në pajtim me Kushtetutën, edhe nga Gjykata Kushtetuese. /Lajmi.net/