Qeveria kërkon themelimin e një Komisioni Parlamentar për Diasporën

Kabineti qeveritar i ka rekomanduar Kuvendit të Kosovës që të themeloj Komisionin Parlamentar për Diasporën dhe Mërgatën.

Lajme

29/12/2014 12:34

Kështu ka votuar kabineti në mbledhjen e fundit të Qeverisë së Kosovës për këtë vit. 

Ministri i Diasporës, Valon Murati thotë se kjo duhet të bëhet me qëllim të promovimit dhe avancimit të të drejtave politike dhe sociale të diasporës që është prioritet i Strategjisë së Diasporës dhe Mërgatës, miratuar nga Qeveria e Kosovës. 

“Një nga objektivat e kësaj strategjie është edhe përfaqësimi politik dhe pjesëmarrja aktive në vendimmarrje e diasporës dhe mërgatës kosovare”, thotë ai.