Qeveria kërkon mendim nga Kushtetuesja, opozita propozon Mustafën për Kryeparlamentar

Hajredin Kuçi ka njoftuar se Qeveria e Kosovës do ta dërgojë sot në Gjykatë Kushtetuese çështjen e Kryeparlamentarin. 

Lajme

17/07/2014 12:42

Kuçi gjatë paraqitjes së tij në foltoren e Kuvendit, tërhoqi vërejtjen se nëse nuk arrihet një konsensus me deputetët opozitar, atëherë Qeveria do të vendosë ta dërgojë çështjen e zgjedhjes së kryeparlamentarit në Kushtetuese.

“Ne sot jemi para një sfide për ndërtimin e legjislacioneve të reja. Sot kemi një dilem, dilemën e legjitimitetit demokratik dhe legalitetit. Paraprakisht po them që PDK insiston se nga partitë politike në kuvend të kemi një konsensus për dërgimin e kësaj çështje në Kushtetuese”.

“Nëse ky konsensus bënë problem, atëherë Qeveria do ta dërgojë sot në Kushtetuese dhe kjo çështje do të zgjidhet”, tha Kuçi.

Ndërkaq, Vjosa Osmani doli në foltore dhe propozoi kandidatin për kryeparlamentar, Isa Mustafën.

“Në përputhje me nenin 67 të Kushtetutës kërkojmë që tja jepni fjalën LDK-AAK-Nisma që përbëhet nga 47 deputet që ta propozojë kryetarin”.

“Unë propozojë që Isa Mustafa të votohet për kryetar të kuvendit të Kosovës”.

Ndërkaq, pas kësaj, PDK ka lëshuar sallën ndërsa deputetët LDK-së këmbëngulin që të qëndrojnë në sallë.