Qeveria Haradinaj sot pritet ta miratojë planin qeverisës

Qeveria e Kosovës sot nga ora 16:00 do të mbajë mbledhjen e radhës.

Lajme

15/09/2017 13:53

Në këtë mbledhje pritet të miratohet plani qeverisës, i cili u kërkua nga kryeministri Haradinaj qysh në mbledhjen e parë e cila u mbajt ditën kur edhe e mori detyrën.

Lajmi është konfirmuar edhe nga zyra e kryeministrit të Kosovës.

“Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Mbledhja mbahet në ndërtesën e Qeverisë me fillim prej orës 16:00”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

Plani qeverisës pastaj pritet të dërgohet për diskutim në Kuvend, gjë e cila u kërkua vazhdimisht nga partitë opozitare LDK dhe VV. /Lajmi.net/