Qeveria greke: Maqedonia u ledhatua edhe në rastin me shqiptarët

Nikos Kotzias, ministër i Jashtëm i Greqisë mendon se Bashkimi Evropian e ka ledhatuar Maqedoninë në shumë sfera, duke mbyllur sytë edhe në kompromiset me shqiptarët.

Lajme

19/05/2015 13:50

“Kur me vite i thanë qeverisë së shtetit fqinj se nuk ka nevojë që të bëjë kompromise, pasi që do të bëj presione Greqia, atëherë politika e jashtme e qeverisë së IRJM-së, mësoi se nuk janë të nevojshme kompromiset.

Kur vazhdimisht e mësojnë shtetin, edhe përskaj intervenimeve greke konstruktive në 15 vjetët e fundit se nuk do të duhet që të bëjë kompromis me faktorin shqiptar, pasi që opinioni ndërkombëtar do t`i bëj presion partive shqiptare, është e qartë se lideri i kësaj ekipe do të përfundojë duke mos bërë kompromise as me opozitën e tyre.

Mungesa e kulturës politike ndaj respektimit të sundimit të drejtës tregon se disa shtete janë ledhatuar”, theksoi Nikos Kotzias, transmeton zhurnal.mk