Qeveria formon komision ndërministror për shënimin e 550-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut

Qeveria e Kosovës ka formuar komisionin ndërministror për shënimin e 550-vjetorit të vdekjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Lajme

12/01/2018 17:48

Komisioni është i mandatuar t’i bëj të gjitha parapërgatitjet si dhe agjendën e shënimit të 550-vjetorit të vdekjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Komisioni përbëhet nga:

  1. Jahja Lluka, Këshilltar i Kryeministrit;
  2. Sekretari i ZKM;
  3. Ministri i MKRS;
  4. Sekretari i MKRS;
  5. Ministri i MASHT;
  6. Sekretari i MF;
  7. Përfaqësues nga Presidenca;
  8. Përfaqësues nga Kuvendi;
  9. Përfaqësues nga Kuvendi Komunal.