Qeveria formon grup punues për vlerësimin e aseteve të Trepçës

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të rradhës ka marrë vendim për themelimin e grupit punues për vlerësimin e të gjitha aseteve që janë në pronësi të “Trepçës” si dhe përfshirjen e të gjitha aseteve fizibile në statutin e shoqërisë aksionare, “Trepça”.

Lajme

31/07/2018 15:55

Këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Facebook edhe kryeministri Haradinaj, i cili është shprehur se grupet në fjalë do t’i përgjigjen sindikalistëve në trajtimin dhe ofrimin e zgjidhjeve për të gjitha çështjet sociale të ngritura nga minatorët.

Ky është postimi i plotë Haradinajt në Facebook:

“Në përpjekje të pareshtura për funksionalizimin e “Trepçës”, si kompani ligjore e aftë për të operuar në tregun botëror, Qeveria ka themeluar dy grupe punuese – teknike, për vlerësimin e të gjitha aseteve që janë në pronësi të saj, që ato të përfshihen në Statutin e shoqërisë aksionare “Trepça” dhe njëkohësisht t’u përgjigjemi sindikalistëve të këtij gjiganti në trajtimin dhe ofrimin e zgjidhjeve për të gjitha çështjet sociale të ngritura nga minatorët”./Lajmi.net/