“Qeveria është e brishtë, vendi do të shkojë në zgjedhje”

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arban Abrashi ka theksuar se tryeza e përbashkët e partive politike është pozitive, për arsye se pritet të arrihet një pajtim për temat e mëdha që po kalon Kosova.

Lajme

26/04/2018 20:59

Ai në një intervistë për Telegrafin ka thënë se vendin sipas tij, e presim sfida të mëdha, duke shtuar se në tryezën e përbashkët të partive politike është diskutuar edhe për zgjedhjet e parakohshme.

“Unë mendoj se aty është folur edhe për zgjedhje, mirëpo kjo nuk është thënë jashtë takimit”, ka shtuar Abrashi.

Sipas tij, qeveria e Kosovës është e brishtë dhe vendi do të shkojë në zgjedhje më së largu deri në fundin e këtij viti.

“Kemi të bëjmë në një qeveri që i ka vetëm 52 vota dhe mendoj se zgjedhjet duhet të mbahen, sepse ka nevojë për ri-legjitimim të qeverisë”, ka theksuar Abrashi.