Qeveria e re turke, ndërrohet vetëm kryeministri dhe ministri për Integrime

Kryeministri i sapoemëruar Binali Yildirim ka bërë publike anëtarët e ri të Qeverisë dy ditë pasi që presidenti Rexhep Taip Erdogan i dha mandat për formim të Qeverisë.

Bota

24/05/2016 16:17

Në kabinetin e ri janë mbajtur shumica e ministrave kryesorë, përveç ministrit për Integrime Evropiane.

Kështu që Mevlut Çavushollu ka mbetur ministër i Punëve të Jashtme, Efkan Ala ministër i Punëve të Brendshme, Bcourt Bozdag është ende në krye të Ministrisë së Drejtësisë , ndërsa Mehmet Simsek në përbërjen e re është përgjegjës për ekonominë, transmeton AFP.

Yilidrim i cili në krye të Qeverisë ka zëvendësuar Ahmet Davutogllu emrat e anëtarëve të kabinetit të tij i bëri publik sot pas takimit me Erdoganin.