“Qeveria e re formohet brenda 10 ditëve” – Lajmi.net
“Qeveria e re formohet brenda 10 ditëve”
Autori: Lajmi.net LajmeRajoni 16:10, 18 May 2017
Një ditë pasi Zoran Zaev mori mandatin, në partinë e tij thonë se programi dhe kabineti qeveritar në afat prej dhjetë ditësh do të dorëzohen në Kuvend. Nga LSDM paralajmëruan se Zaev ditët në vijim do të takojë kreun e integristëve Ali Ahmetin dhe atë të LR PDSH-së Ziadin Selën, për të rrumbullakuar bisedimet për Qeverinë e re.

“Nuk duam që të presim 20 ditë, ne duam që në dhjetë ditët e para ti përfundojmë këto punë dhe proceset të fillojnë të ecin përpara. Kjo domethënë se ditëve në vijim do të kemi bisedime dhe negociata serioze me partnerët e koalicionit me qëllim që të kemi qeveri funksionale në interes të qytetarëve….qytetarët mjaft pësuan prej veprimeve të VMRO DPMNE-së dhe Gjorge Ivanovit”, tha Stefan Bogoev, LSDM.

Pjesëmarrjen në Qeverinë e ardhshme Lëvizja Besa e kushtëzon me ndërrimin e kryeparlamentarit Talat Xhaferit.

Lëvizja Besa është duke i ndërtuar parimet për fillimin e negociatave për formimin e qeverisë së re. Gjithsesi se fjalën përfundimtare e ka Këshilli Qendrorë i Lëvizjes Besa, si organi më i lartë i këtij subjekti. Lëvizja Besa konstaton se sa më shpejt duhet të merren hapa konkrete për fillimin të një qeverie reformatore e cila do të jetë në dobi të qytetarëve të Maqedonisë”, deklaroi Faton Fazliu, Lëvizja “Besa”.

Nga Aleanca për Shqiptarët thanë se vendimin përfundimtar për pjesëmarrjen ose jo në Qeveri do ta merr kryesia Qendrore e partisë.

“Së shpejti do të kemi mbledhje të Kryesisë Qendrore, në ndërkohë pritet edhe kthimi i kryetarit Zijadin Sela nga trajtimi jashtë vendit. Për qasjen tonë do të vendoset në organet partiake. Gjithsesi javës që vjen do të ketë negociata. Akoma kemi konsultime të brendshme për të vendosur për shumëçka”, njoftuan nga Aleanca për shqiptarët.

Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi tha se pret nga Zaev që t’i dërgojë programin dhe përbërjen e kabinetit, me qëllim që ky të thërrasë mbledhjen e Kuvendit.

Fjalët kyçe: Qeveria e re ne Maqedoni

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bubble Trouble
  • Play Berry Rush
  • Play Stealth Sniper
  • Play Urban Basketball