Qeveria e Malit të Zi uron qytetarët e Kosovës për liberalizim të vizave

Pasiqë na ka ndihmuar të dalim nga kriza, Qeveria e Malit të Zi, në mënyrën më miqësore të mundshme i ka uruar qytetarët e Kosoves për mundësinë e liberalizimit të vizave.

Lajme

16/02/2018 13:27

Pajtimi për t’i dhënë rrugë marrëveshjes së Demarkacionit, erdhi pas vizitës dy ditore të kryeministrit të Malit të Zi, Dushko Markoviq.

Në një konferencë të përbashkët për media, të kryemnistrit Markoviq dhe atij të vendit u dha lajmi se marrëveshja e Demarkacionit ka mundësi të rinegociohet me kohë, nëse eventualisht mund të gjendet gabime në ndarjen e kufijve.

Ndërsa sot, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zbuluar para gazetarëve Marrëveshjen e përbashkët për Demarkacionin, me presidentin e Mali të Zi

Gjithashtu edhe Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka mirëpritur deklaratën e përbashkët në mes të dy presidentëve, Thaçi dhe Vujanoviq. Ai thotë se kjo Marrëveshje në formën e aneks-marrëveshjes “si instrument ligjor obligativ ndërkombëtar, i jep epilog një paqartësie dhe ndarjeje të gjatë në shoqërinë tonë”.