Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, nënshkruajnë 11 marrëveshjet

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë nënshkruar 11 marrëveshjeve shtetërore në fusha të ndryshme bashkëpunimi. Të dy kryeministrat, Mustafa dhe Rama, kanë firmosur marrëveshjet në emër të dy shteteve.

Lajme

23/03/2015 13:24

 

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Isa Mustafa ka thënë se me marrëveshjet që u nënshkruan sot po dëshmohet bashkimi mes dy shteteve.

“Me këtë dua të them se ky është bashkimi ynë kombëtar nëpërmes Bashkimit Evropian”, tha Rama në konferencën me gazetarë pas nënshkrimit të 11 marrëveshjeve Kosovë-Shqipëri.

Rama tha se marrëveshjet e nënshkruara mbulojnë sektorët e sigurisë, kulturës dhe bujqësisë.

Kryeministri Rama premtoi se gjatë kësaj vere shqiptarët e Kosovës nuk do presin në radhë nëpër pikat kufitare por aty do të bëhet një kontroll formal sipas Ramës si në kufijtë e BE-së.

Marrëveshje e rëndësisë të veçantë Rama e konsideron marrëveshje për unifikim të sistemit arsimor e që sipas tij është një angazhim themelor në rrugën e bashkimit të forcave të institucioneve arsimorë për të funksionuar si një forcë e vetme e një populli në rrugën e integrimit në BE.

Kryeministri Rama tha se së shpejti do të hapet konsullata e përbashkët në Milano të Italisë dhe me këtë dy shtetet po unifikojnë përpjekjet diplomatike.

Sipas tij marrëveshjet i administrojnë dy shtetet por aspiratat dhe interesat janë të përbashkëta.

Të dy kryeministrat, Mustafa dhe Rama, kanë firmosur marrëveshjet në emër të dy shteteve.

Po ashtu Arben Ahmetaj, ministër i Ekonomisë së Shqipërisë dhe Hykmete Bajrami ministre e Tregtisë dhe Industrisë kanë nënshkruar marrëveshje në nxitje dhe lehtësim të tregtisë.

Të dy ministrat e Punëve të Brendshme i Kosovës Skender Hysneri dhe i Shqipërisë Saimir Tahiri kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi forcimin bashkëpunimit, mbi shfrytëzimin e përbashkët për kontrollin e kufirit.

Shkëlqim Cani ministër i Financave i Shqipërisë dhe Avdullah Hoti ministër i Financave i Kosovës kanë nënshkruar memorandum për forcimin e bashkëpunimit në mes dy ministrive në fushën e financave.

2

Edmond Paniriti ministër i Bujqësisë së Shqipërisë dhe Memli Krasniqi, ministër i Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural i Kosovës kanë nënshkruar bashkëpunimin në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural.

Arsim Bajrami, Ministër i Arsimit dhe Lindita Nikolla marrëveshje memorandumi në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor dhe bashkërendim institucional në arsimin parauniversitar.

Valon Murati, Ministër i Diasporës nënshkruan marrëveshje në mes Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë për organizimin e përbashkët të mësimit në shqip në mërgatë.