Qeveria e gatshme për të zgjidhur problemet në arsim

Këshilltari në Ministrinë e Financave, Lulzim Rafuna, tha se Ministria e Financave, është e obliguar të respektojë procedurat ligjore para se të shkojë ligji në qeveri.

Lajme

11/03/2018 20:28

Sipas tij lidhur me çështjen e Ligjit mbi statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës, për vitet e 90-ta, Ministria e Financave e ka trajtuar në kuadër të kërkesave me prioritetin më të lartë, me qëllim e vetëm që t’i jepet mbështetje realizimit të të gjitha të drejtave që dalin nga ky projektligj për të gjithë punëtorët e arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitet e 90-ta.

Ai ka ftuar të gjithë mësimdhënësit të mos hyjnë në grevë.

“Ne do të punojmë të realizojmë kërkesat e sindikalistëve. Zgjidhje do të ketë, por do të duhet kohë”, tha Rafuna në një intervistë për RTK-në.