Qeveria e Erdoganit arreston 24 gazetarë, reagon BE-ja

Zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian kanë kritikuar ashpër arrestimin masiv të përfaqësuesve të medias dhe gazetarëve në Turqi.

Bota

14/12/2014 23:18

Shefja e Punëve të Jashtme Federica Mogherini dhe komisioneri për zgjerimin në BE,  thanë se arrestimet shkuan “kundër vlerave evropiane”.

Bastisjet dhe arrestimet “janë të papajtueshme me lirinë e medieve, e cila është një parim bazë i demokracisë”, thanë ata në një deklaratë.

“Ne presim që parimi i prezumimit të pafajësisë të mbizotërojë, dhe të kujtojnë të drejtën e patjetërsueshme për një hetim të pavarur dhe transparent”, tha Mogherini.

Të paktën 24 persona u arrestuan gjatë një aksioni të policisë në një gazetë kryesore dhe në një stacion televiziv, që thuhet se kanë lidhje të ngushta me partitë opozitare. Ata janë ndaluar dhe janë akuzuar se janë përpjekur të kufizojnë kontrollin e shtetit.

Gazeta “Zaman” dhe televizioni “Samanyolu” kanë lidhje me klerikun islamik Fethullah Gulen, lideri shpirtëror i lëvizjes Hizmet.

Një ish-aleat i Presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, Gulen, i cili jeton në mërgim, është akuzuar për drejtimin e një “shteti paralel” brenda Turqisë.