Qeveria duhet të ketë plan të reagimit kombëtar

Në kohën e tanishme janë bërë shumë ndryshime në konceptin e sigurisë dhe kjo ka arritur nga rrethanat që kanë ardhur në përgjithësi në organizmin shoqëror.

Lajme

13/09/2017 10:11

Besa Kabashi –Ramaj, drejtoreshë në Qendrën për Hulumtim, Dokumentim dhe Publikim, tha në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë’, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), se koncepti i sigurisë kuptohet si siguria ndaj shtetit. “Bota po shkon drejt globalizmit. Koncepti i sigurisë është duke evoluar”.

Sipas saj, në konceptin klasik armiku ka qenë i definuar. ‘’Së fundi heshtja e terrorizmit është më prezentë. Duhet të ndërrojë koncepti i sigurisë. Është dëshmuar se mungesa e sigurisë shoqërore, e cila është e definuar si aftësi për t’i dhënë qytetarëve siguri”.

Kabashi –Ramaj, deklaroi se edhe në Kosovë ka pasur ndryshime të mëdha në këtë segment. “Kosova ka një shoqëri që ka pasur ndryshime. Është nj shoqëri fragjile, e cila është e influencuar edhe në fenomene të dhunshme”, tha ajo.

Sipas saj një problem për Kosovën është çështja e mossistemit të strukturave të sigurisë. “Qeveria e ardhme duhet të ketë plan të reagimit kombëtar”, tha Kabashi –Ramaj.

Qeveria e Kosovës, sipas znj. Kabashi-Ramaj, duhet  të fokusohet që në të ardhmen të bëhet draftimi i ligjit për strategji  kombëtare, të sigurisë,pastaj të rishikohet plani i reagimit për nevoja emergjente në vend, të rikuperohet emergjenca civile, etj.