Qeveria do të inicojë hetim ndërkombëtar për ngjarjet në Kumanovë

“Rasti i Kumanovës tanimë ka marrë rrugë gjyqësore, ndërsa qeveria e re do të marrë detyrë të iniciojë hetim shtesë ndërkombëtare, me qëllim që opinioni ta dijë të vërtetën”, deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, gjatë vizitës në kazermën në Gjorçe Petrov.

Lajme

20/09/2017 14:39

Në pyetjen se a ka informacione se pjesëtarët e MPB-së, të cilët kanë marrë pjesë në ngjarjet në Kumanovë në maj të 2015, janë shpërblyer dhe jaë punësuar në MPB, Spasovski tha se është i njohur për personat që kanë marrë pjesë dhe janë shpërblyer, por theksoi se bëhet fjalë për informacion të klasifikuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndërsa në lidhje me anketën e “Pointplus” për besimin tek policia, Spasovski tha se shumë ngjarje në 11 vitet e kaluara kanë ndikuar në prishjen e besimit dhe sipas tij, ky institucion është keqpërdorur.