Qeveria dënon dhunën e Vetëvendosjes

Përmes një komunikate për media, Qeveria e Kosovës i ka dënuar veprimet e aktivistëve të lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se ata kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Lajme

11/09/2015 16:38

“Qeveria e Kosovës i konsideron tërësisht të papranueshme aktet e përsëritura të dhunës të orkestruara nga ky subjekt, për të arritur synime politike, duke shkaktuar dëme materiale në pronat publike dhe private. Këto akte, dëmtojnë interesat e Republikës së Kosovës dhe të taksapaguesve kosovarë dhe si të tilla janë krejtësisht të papranueshme në shtetin tonë të ndërtuar me aq mund dhe sakrificë nga populli i Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Qeveria po ashtu ka kërkuar nga partitë politike që t’i shmangen rrugës dhe dhunës si mjete për arritjen e qëllimeve të tyre politike, duke u bërë thirrje organeve të drejtësisë së t’i kryejnë obligimet ligjore për të garantuar ambient të sigurt për qytetarët.