Qeveria: Demarkacioni nuk kthehet në pikën zero (Video)

Këshilltari politik i kryeministrit Isa Mustafa, Faton Abdullahu, ka thënë se takimi me opozitën për çështjen e demarkacionit duhet të ndodh shumë shpejt, por ai e ka bërë të qartë se marrëveshja nuk do të kthehet në pikën zero ashtu siç ka këmbëngulur opozita.

Lajme

24/09/2016 08:40

Ai ka deklaruar në Tribuna Channel se menjëherë pas kthimit të kryeministrit Mustafa nga New York-u, demarkacioni do të jetë prioritet mbi prioritet.

Abdullahu në këtë emision ka folur edhe për riformatimin e Qeverisë.

“Ekziston vullnet i mirë me partnerin në koalicion (PDK) që të bëhen ndryshime”, ka deklaruar ai duke shtuar se duhet të ketë riformatim të ministrive dhe se tani është bërë përformanca e ministrave të dikastereve të ndryshme.

Këshilltari i kryeministrit ka folur edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe si dhe për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

YouTube player