Qeveria Amerikane në prag të mbylljes

Qeveria e SHBA’ve është në prag të mbylljes për shkak të mospajtimit rreth përmbajtjes së buxhetit qeveritar dhe ligjit të shëndetësisë në Kongresin Amerikan. Shërbimet esenciale do vazhdojnë punën deri në arritjen e pajtimit.

Bota

30/09/2013 23:11

Ndarësitë në mes të Republikanëve që kontrollojnë Dhomën e përfaqësuesëve dhe Demokratëve që kontrollojnë Presidencën dhe Senatin mund të shkaktojnë mbylljen e Qeverisë së SHBA’ve në ora 12:01 të mëngjesit me 1 tetor, 2013. Nëse buxheti nuk aprovohet në Kongres deri në mesnatë me kohë të SHBA’ve me 1 tetor, atëherë shumica e institucioneve do të mbyllen.

Punëtorët Qeveritar nuk do paraqiten në punë dhe shumë shërbimeve do ndalojnë. Funksionale do mbeten vetëm shërbimet jetike të shtetit.

Mospajtimet në mes të Dhomës së Përfaqësuesëve në një anë, dhe Senatit dhe Presidentit Obama në anën tjetër, kanë bazë ideologjike. Republikanët, që kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesëve në Kongres, janë duke kushtëzuar miratimin e ligjit për financimit të Qeverisë me ndryshimin e ligjit për shëndetësi, të ashtuquajtur Obamacare,  të miratuar nga Presidenti Obama gjatë mandatit të tij të parë. Ligji për shëndetësi u kërkon të gjithë amerikanëve të kenë sigurim shëndëtësor, por Republikanët vazhdojnë ta kundërshtojnë atë për shkak se kushtëzon punëdhënësit për të paguar sigurime dhe krijohet barrë shtesë për Qeverinë e SHBA’ve për të paguar sigurimet për personat nën programet e mirëqenies sociale.

Nëse mbyllja e Qeverisë ndodhë, atëherë kjo do jetë mbyllja e parë për më shumë se 17 vite. Në vitin 1995 ishte mbyllur Qeveria për më shumë se 21 ditë.