Qethuni si Kim Jong Un

Të gjithë meshkujt në Korenë Veriore janë të detyruar që t’i prejnë flokët njësoj sikurse lideri suprem i këtij vendi, Kim Jong Un. Femrat akoma janë të lejuara që të zgjedhin nga lista e frizurave në shtetin sanksionues.

Bota

26/03/2014 22:49

Deri më tani, të gjithë në Korenë Veriore është dashur që të zgjedhin frizurën e tyre nga lista shtetërore e frizurave të lejuara. Por tani, të gjithë burrat e kësaj “mbretërie të vetmuar” u kërkohet që të prenë flokët njësoj sikurse lideri suprem Kim Jong Un.

Femrat akoma janë të lejuara që të zgjedhin nga lista e frizurave në shtetin sanksionues.

Peniani zyrtare ka publikuar këtë ligj të ri rreth dy javë më parë. Fatkeqësisht, shumë koreano -veriorë nuk duken shumë të entuziazmuar nga ky ligj. Plus, sipas një ish-banori të Penianit, që tani jeton në Kinë, prerja e flokëve si Kim Jong Un është e papëlqyeshme sepse ajo duke se i ngjan më shumë stilit të kontrabandistëve kinezë. “Deri në mesin e viteve 2000, ne e quanim atë stil “Prerja e flokëve të trafikantëve kinezë”, tha ky burim për Korea Times.

Tani për tani, duket se gratë ende janë në gjendje që të zgjedhin frizurat e tyre nga lista shtetërore e frizurave. E nëse Kim Jong Un ka qenë fans i serisë televizive “Friends”, ndoshta ai do të kërkoj që të gjitha gratë ti prenë flokët në stilin “The Rachel”. Kurrë si dihet.