I qeth flokët zero në ditën e dasmës për një arsye prekëse

Joan Lyons mori vendimin që në ditën e dasmës t’i priste flokët zero, njësoj si bashkëshorti, për t’i treguar mbështetjen e saj. Craig vuan nga kanceri në pankreas dhe gruaja e tij vendosi që ta përkrahë në ditën më të lumtur të jetës së tyre.

Lifestyle

21/04/2016 01:34

Çifti kishin qenë miq për më shumë se 30 vjet, por ai i tregoi ndjenjat asaj vetëm 18 muaj më parë.

“Ishte hera e parë që e shikoja Joan pa flokë dhe dukej shumë e bukur, mahnitëse,” tha ai për “Daily Mail”.

“Rashë në dashuri me të sapo e pashë kur ishim vetëm 14 vjeç. Unë isha i turpshëm për t’i treguar si ndihesha, ndërkohë që ajo kishte qenë e martuar dhe më parë, por për mua ka qenë vetëm ajo. Është gruaja e ëndrrave të mia”.

Përveç aktit që bëri për të treguar dashurinë ndaj partnerit të saj, Joan vendosi t’i dhuronte flokët në një qendër për fëmijët e sëmurë me kancer, në mënyrë që t’i ndihmonte edhe ata./shekulli

272dce481726b05e02da65e4306c4457-620x412 fb4c1d4aa032e6a20fbfd9a0e0199b6f-620x412