Qetësohuni, nuk largohem

Qendërmbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos ka insistuar se nuk ka ndërmend të largohet nga Real Madrid, pas spekulimeve se do të braktisë gjigantin spanjoll në fund të këtij sezoni. Së fundmi raportohej se Ramos ka mosmarrëveshje me presidentin e klubit, Florentino Perez dhe se dëshiron të largohet nga Real Madrid. Mirëpo, reprezentuesi spanjoll ka…

Sport

02/12/2013 15:00

Qendërmbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos ka insistuar se nuk ka ndërmend të largohet nga Real Madrid, pas spekulimeve se do të braktisë gjigantin spanjoll në fund të këtij sezoni.

Së fundmi raportohej se Ramos ka mosmarrëveshje me presidentin e klubit, Florentino Perez dhe se dëshiron të largohet nga Real Madrid.

Mirëpo, reprezentuesi spanjoll ka sqaruar se ka raport të shkëlqyeshëm me Perezin dhe dëshiron të pensionohet në Santiago Bernabeu.

“Po e përsëris, nuk ekziston asnjë problem rreth kontratës time. Kam edhe tri vjet këtu dhe jam i qetë. Nuk mendoj të largohem”, deklaroi Ramos për të përditshmen sportive spanjolle AS.

“Ndihem i privilegjuar dhe nëse do të më jepet mundësia, do të më pëlqente të pensionohem këtu. Nuk dua të flas për qëndrimet tona të kundërta sepse është çështje personale, por mund të them se ne kemi raport të shkëlqyeshëm. Kurrë nuk do të harroj se kush është presidenti këtu dhe kjo nuk do të ndryshojë”, u shpreh Ramos, i cili ka kontratë me Realin deri në qershor 2017.