Qesharake, turisti lahet nudo në shatërvan (Video)

Një turist nga Spanja ka bërë një veprim të çuditshëm në Romë të Italisë.

Fun

25/04/2017 16:37

Turisti spanjoll i quajtur Adriano Pino Oliveira, u fut të lahej në shatërvan nudo duke mbuluar pjesët intime me disa trëndafila të cilat më pas i hodhi një nga një në shatërvan.

Turisti më pas u ndalua nga agjentët e policisë bashkiake, të cilët e gjobitën me 450 euro. Ai pretendonte se ishte artist, dhe kjo ishte arsyeja që ai ishte futur në ujë. /Lajmi.net/