Qesharake: Shikojeni kush e kërkon Aron Ramseyn!

Tashmë është bërë e ditur se Aron Ramsey e do largimin nga Arsenali.

Merkato

17/10/2018 08:32

Kontrata e Aron Ramsyet skadon në fund të këtij sezoni, andaj shumë skuadra e duan transferimin e tij.

Mesfushori uellsian i ka bërë me dije Arsenalit se e dëshiron largimin, pasi kërkon që të luaj në një skuadër ku mund të fitoj trofe, përcjell “lajmi.net”.

Ramsey tashmë ka marr disa oferta nga klube të mëdha evropiane, ndërsa në garë është futur edhe Evertoni.

Për uellsianin, skuadra angleze do të jetë zgjedhja e fundit,duke ditur se në garë janë klube si, Manchester United, Juventus, Milan dhe Real Madrid. /Lajmi.net/