Qesharake por edhe e frikshme; në SHBA mund të ndodhë edhe kjo…! |FOTO|

Ushtria e SHBA’ve i kishte thënë mediave ditën e dielë – se ishin duke kërkuar një predhë rreth 120 kilogramë, e cila kishte rënë nga një helikopter ushtarak ‘Apache’ përderisa ai ishte duke fluturuar gjatë së premtes të kaluar. Ky helikopter ishte duke udhëtuar nga ‘Fort Dum’ në veri të Nju Jorkut, drejt një shfaqejeje…

Fun

01/09/2015 11:47

Ushtria e SHBA’ve i kishte thënë mediave ditën e dielë – se ishin duke kërkuar një predhë rreth 120 kilogramë, e cila kishte rënë nga një helikopter ushtarak ‘Apache’ përderisa ai ishte duke fluturuar gjatë së premtes të kaluar. Ky helikopter ishte duke udhëtuar nga ‘Fort Dum’ në veri të Nju Jorkut, drejt një shfaqejeje ajrore në aeroportin ‘Stewart International Airport’ në Nju Uinsdor.

Ushtria tha se predha M36 nuk është shpërthyese dhe nuk ka motor, ajo është e krijuar vetëm për të simuluar peshën reale të një predhe, përgjatë fluturimeve testuese të helikopterëve – më saktë ajo imiton predhën e vërtetë ‘Zjarri i Ferrit’ të cilat përdoren kur helikopterët ‘Apache’ marrin pjesë në luftime. Pra, kjo ngjarje sa është qesharake – në të njejtën kohë edhe trishtuese, pasiqë mund të ndodhte që ajo predhë të ishte e vërtetë, dhe dëmet që do të mund të shkaktonte do të ishin katastrofale. /lajmi.net