‘Qershia mbi tortë’, Real Madrid merr urim special nga Barcelona
Barcelona është një nga skuadrat e para që ka uruar Real Madridin për titullin e 13-të në Ligën e Kampionëve.
Sport
Katalanët kanë lënë anash rivalitetin dhe kanë uruar ‘Los Blancos’ për suksesin e radhës në Evropë.
Real Madrid fitoi titullin e 13-të në histori të klubit në Ligën e Kampionëve duke e mposhtur 3:1 në finale Liverpoolin.
“Urime Real Madridit titulli i Ligës së Kampionëve për sezonin 2017/2018”, thuhet në urimin e Barcelonës./Lajmi.net/