Qeriqi, Haradinajt: Legjendë, do ta kalosh edhe këtë pengesë

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi ka reaguar pas shtyrjes së vendimit nga gjykata franceze për liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj deri më 2 mars.

Lajme

09/02/2017 18:08

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Haradinaj do ta kalojë edhe këtë pengesë.

“Ke qenë,je dhe do të mbetesh LEGJENDË. Ke kaluar sfida edhe më të rënda,do ta kalosh shpejt edhe këtë pengesë dhe këtë padrejtësi,që po të bëhet nga Drejtësia Franceze. Jemi krenarë me ju,për kontibutin e madh që ke dhënë për Liri. Respekt Gjeneral”, ka shkruar Qeriqi.