Qeraja kushton 125 euro në javë, por në shtëpi ka një surprizë (FOTO)

Në Londër të Anglisë jepet me qera një apartament për 95 sterlina në javë ose rreth 125 euro.

Fun

10/01/2016 16:53

Njoftimi është vërtetë tundues për atë vend, duke marrë parasysh çmimet astronomike në tregun imobiliar londinez.

Do të ishte një qera me leverdi, nëse nuk do të kishte një element të veçantë brenda shtëpisë. Ambienti është aq i vogël, sa që dushi ndodhet në kuzhinë.

Fotografitë e shtëpisë u publikuan në sajtin e lajmërimeve Gumfree, ku shihet qartësisht se pse çmimi është kaq i ulët.

Apartamenti është përshkruar si një hapësirë studimi, me një qoshe kuzhinë, dush dhe dy krevate.

Siç mund të shohni në fotografi, kabina e dushit është e pozicionuar pranë vendit të gatimit.