Qepa e re zgjidh këto probleme shëndetësore

Përveç që është e shijshme dhe e “detyrueshme” në shumë ushqime, qepa e re është shumë e rëndësishme për shëndetin.

Lifestyle

12/03/2016 17:13

Përveç asaj që është e shkëlqyeshme për imunitet, ja edhe për çfarë tjetër është e dobishme.

Qepa e re është jashtëzakonisht e shëndetshme dhe ndihmon në shumë probleme shëndetësore, që do të ishte mirë ta konsumoni edhe pse ndoshta nuk ju pëlqen shija dhe era e saj. Kemi zgjedhur tre receta për problemet të cilat kjo perime i tejkalon me sukses, transemton Femina.al.

Dhimbje fyti

Preni qepën në copa të imëta, shtoni xhenxhefil (gjithashtu i prerë imët) dhe krypë. Këto përbërës vendosni në ndonjë enë për ti ngrohur dhe më pas vendosni në ndonjë peshqir ose ndonjë leckë tjetër që në fund ta vendosni në pjesën që ju dhemb (në fyt, gjoks, nyje ose shpinë).

Këmbë të fryera

Qepën e re zieni disa minuta. Pastaj vendoseni në blender dhe nëse është e nevojshme shtoni pak ujë dhe përzieni derisa të fitoni masë homogjene (pastë). Pastën e fituar lyeni në këmbët e fryera. Kjo recetë përdoret për më shumë se 100 vite dhe është shumë efektive.

Teshitje ose rrjedhje e vazhdueshme nga hunda

Shtrydhni qepën e re dhe në lëngun e fituar vendosni pak pambuk. Pambukur e lagur me lëng qepe vendeni në hundë dhe zonën e sinuseve./Femina.al/