Qentë në Tajlandë luftojnë krimin

Në Tajlandë, qentë endacakë bredhin rrugëve në tufë, por një nismë e re mund t’i kthejë qenët e shfrenuar nga një telash në një skuadër detektive për luftimin e krimit.

Fun

30/07/2018 10:32

 

Sipas Curiosity hapësirat publike të tejmbushura me qentë endacakë mund të përhapin sëmundje dhe në përgjithësi të ngacmojnë kalimtarët për ushqim dhe vëmendje.

Agjencia reklamuese Cheil, me seli në Korenë e Jugut, ofroi një zgjidhje interesante për problemin e qenve të humbur të Tajlandës.

Qenve u janë vendosur kamera të fshehura, transmeton Klan Kosova.

Këto kamera të fshehura aktivizohen kur qeni fillon të lehë në mënyrë agresive dhe shpresa është që qenët endacak do të fillojnë të lehin kur diçka në lagje nuk shkon.

“Ajo që duam të theksojmë është se qentë endacakë mund të jenë të dobishëm dhe mund të jetojnë bashkë me komunitetin”, tha për Uashington Post, Awika Suyasit, një anëtare e ekipit që doli me idenë për qentë hetues.