Qentë ndihmojnë familjet me fëmijë autik

Rritja e një fëmije me autizëm është plot me ditë të vështira, por studiuesit janë duke menduar që kanë gjetur një lehtësim.

Lifestyle

02/08/2016 01:21

Për më shumë se dy vite, studiuesit kanë analizuar familjet me fëmijë autik që kishin një qen në shtëpi, transmeton lajmi.net

“Ne kemi gjetur një raport të rëndësishëm në lidhje me stresin që përjeton prindi ose kujdestari i fëmijës autik dhe lehtësimin që vjen nëse në shtëpi është një qen”, është shprehur udhëheqësi i studimit Daniel Mills.

“Stresi që ishte i lidhur me gjendjen e fëmijës tek prindërit është ulur dukshëm në këto 2 vite kur ata kishin një qen në shtëpi, e njejta nuk ka ndodhur tek prindërit që nuk kishin qen”, tregon ai.

“Prindërit e fëmijëve me autizëm përjetojnë ankth dhe stres, ndërsa ne tani kemi fakte të forta shkencore që kafshët shtëpiake vendosin një baraspeshë në kualitetin e jetës që ata bëjnë”, u shpreh Steven Feldman, drejtor ekzekutiv i fondacionit për lidhjen e njerëzve me kafshët me bazë në SHBA.

Ai konsideron se familjet të cilat kanë të përballen me autizmin, duhet të kenë në pronsi një kafshë shtëpiake./lajmi.net