Qentë e presin tek dera pronarin ndërsa ai merr trajtim mjekësor

Me sy hapur dhe bishtin poshtë këmbëve, qentë presin në derën e një spitali ndërsa pronari i tyre i pastrehë merr trajtimin mjekësor.

Fun

13/12/2018 20:16

Qentë e shoqëruan pronarin e tyre, emri i të cilit ështe Cezar, deri tek qendra mjekësore e Alto Vales në Brazil, transmeton lajmi.net.

Stafi u mahnitën nga fakti se sa mirë i kishte ushqyer pronari qentë, ndërsa Cezari pranoi se provon t’ua sigurojë ushqimin atyre së pari, pastaj vetës.

Qentë pritnin në hyrje të spitalit, ndërsa uleshin në pjesën e jashtme të tij.

Kur Cesar mori ndihmë mjekësore, stafi i ftoi qentë brenda, për t’u bashkuar me pronarin e tyre.

Punonjësi spitalor Cris Mamprim ndau imazhet e skenave prekëse në Facebook, të cilat morën mijëra reagime. /Lajmi.net/