Qentë adhurohen edhe për mënyrën sesi flenë

Shumëkush prej jush që mbani një qen shtëpiak mund ta keni përjetuar diçka të tillë. Kafshët shtëpiake janë të adhurueshme për shumë arsye, një ndër të cilat edhe përmirësimi i humorit me sjelljen e tyre, apo edhe kur flenë.

Fun

18/11/2017 23:42

Disa dhjetëra foto janë shpërndarë nëpër rrjete sociale nga të zotët e këtyre qenve shtëpiakë, të cilët kush më mirë e kush më habitshëm, e bëjnë sipas rehatit të tyre edhe gjumin.

Dikush mund të preferojë të flejë me të zotin, dikush tjetër me foshnjat, të tjerë i zë gjumi në sediljet e makinave, por ka edhe pozicione të çuditshme që do t’iu bëjnë të qeshni me të madhe.