Qenit roje i këputet hunda, por në fund gjen shtëpinë e tij! (Foto)

Derisa po e mbronte pronën e pronarit të tij, ky qen roje tentoi t'i largonte hajdutët, por për fat të keq iu pre hunda e tij.

Fun

16/04/2017 09:38

Anubis është qeni i cili derisa po mbronte pronën e pronarit të tij në Kairo, feçka e tij u pre nga hajdutët.

“Ai lehi me zë të madh dhe hunda e tij u pre” thotë Lauren Connelly, nga nevojat speciale për shpëtimin e kafshëve.

Qeni i plagosur u emëra sipas kafshëve të shenjta të zotit Anubis, i cili është i njohur si kujdestar i krimit në fenë e lashtë egjiptiane. Më pas, ky qen ishte i vetëm, i thyer dhe i padëshiruar për vite të tëra ku endej nëpër rrugët e Kairos.

Fatmirësisht, Fondacioni për mbrojtjen e kafshëve, një organizatë që kujdeset për kafshët në Egjipt, e mori atë. Anubisin e panë një çift amerikan të cilët menjëherë dëshiruan ta marrin.

Ata i ofruan një shansë të ri në jetë, e natyrisht edhe një fillim të ri, transmeton lajmi.net

Anubis udhëtoi nga Kairo në Amerikë. Me ndihmën e vullnetarëve, shpirti i Anubisit u shërua. Çdokund, ai ishte i mirëpritur me duar dhe me zemra të hapura.

Çifti që e kishte marrë nga Kairo, do ta jepnin pas një kohe një familjeje për t’u përkujdesur për të, mirëpo, pas gjashtë muajve qëndrimi bashkë, ata thonë se ndoshta mund të jenë familja e tij e përjetshme.

Ai gjithashtu ka një shok të ri tani, një qen i cili është i verbër, për të cilin gjithashtu kujdeseshin familja e tij e re. /Lajmi.net/