Qenit i bie të fikët pasi takon pronaren e tij pas 2 vitesh (Video)

Një qenush ngazëllehet aq shumë sa i bie të fikët pas reagimit kur takon pronaren e tij që nuk e ka parë për 2 vite.

Fun

26/07/2014 23:38

Vështirë të imaginoni një qenush më të lumtur se Casey, i cili është ribashkuar me pronaren e tij Rbeka pas dy vitesh të ndarë.

Rebeka ka punuar jashtë vendit dhe e ka lënë qenin tek miqtë e saj dhe tani që është kthyer, qeni nuk ka mundur të përmbahet nga gëzimi.

Qeni ka përqafuar Rebekën dhe është emocionuar aq shumë sa për një moment ka rënë nga lodhja. Ajo e ka dërguar te veterineri më pas për t’i bërë kontrollë dhe ka treguar se qenushi është mirë.