Qeni sulmon vajzën, i shqyen fytyrën (Video)

Ky është momenti kur një qen, i cili nuk mbahej me litar, por ishte i lirë, sulmon në mënyrë të tmerrshme një vogëlushe.

Bota

26/05/2016 14:28

14-vjeçarja po qëndronte në rrugë, kur u sulmua nga qeni, që e masakroi në fytyrë.

Vajza përfundoi në spital ku iu bën 100 qepje pas lëndimeve të rënda dhe shqyerjes.

Ngjarja ndodhi në Tajlandë dhe babai i vajzës tha se ai tentoi të ndihmonte të bijën, por gjithçka ndodhi shumë shpejt.

Pronari i qenit ka paguar 4 mijë euro për trajtimin e vajzës, ndërsa nuk është ngritur ndonjë padi.

Banorët kanë bërë thirrje që pronarët e qenve të mbahen përgjegjës për të tilla veprime.

YouTube player