Qeni shtrihet për të ngordhur, vullnetarët e risjellin në jetë (Video)

Një qen i shtrirë përtokë dhe i mbuluar nga mizat në pamje të parë të jepte përshtypjen se ai kishte ngordhur.

Fun

27/09/2016 18:14

Por në fakt nuk ishte kështu, pasi një grup vullnetarësh nga “Animal Aid India” i janë afruar kanë vënë re se ai merrte ende frymë.

Qeni u gjet i mbuluar me miza pranë një makinë, një imazh vërtet i fortë në pamje të parë, por që sipas vullnetarëve mund të bëhej ende diçka.

Oliver, emri me të cilin ata e quajtën qenin ishte shumë i dobët, nuk kishte fuqi pasi ishte i pa ngrënë, ndërsa vuante edhe nga një infeksion në rrugët e frymëmarrjes.

Për fat të mirë Oliver  përfundoi në duart e këtyre njerëzve të mirë të cilët punojnë dhe i kanë dedikuar jetën e tyre ndihmës ndaj kafshëve në nevojë.

YouTube player