Qeni që urren yjet e Barcelonës

Rivaliteti Real Madrid – Barcelona, tejkalon çdo kufi. Një qen, përkrahës i Los Blancos, ‘hidhërohet’ sa herë që i përmendet emri i ndonjë prej yjeve të gjigantit katalan.

Sport

25/04/2014 16:03

Nëse jeni tifoz i futbollit spanjoll, atëherë me siguri se ju pëlqen Real Madrid ose Barcelona.

Dhe, cilëndo skuadër që përkrahni, ju keni dikë që e urreni. Rivaliteti mes këtyre dy klubeve është i madh në La Ligë, dhe është diqka që i bënë duelet El Clasico të jenë aq të nxehta dhe interesante.

Por, duket se nuk janë vetëm njerëzit ata që e kuptojnë rivalitetin Real-Barcelona, pasi edhe qentë janë përfshirë në të.

Nuk na besoni? Një qen ‘tifoz’ i Real Madridit ka filluar të leh sa herë i është përmendur një futbollist i Barcelonës.

Në një video të publikuar në Youtube, qeni reagon qetë kur i përmenden emrat e yjeve të Realit si Cristiano Ronaldo dhe Sergio Ramos, por hidhërohet nga Lionel Messi e Sergio Busquets.