Qeni pret 4 muaj në derën e spitalit, edhe pse i zoti kish ndërruar jetë

Një qen refuzoi që të largohet nga dera e një spitali në këtë qytet prej katër muajsh dhe arsyeja është prekëse.

Fun

14/03/2018 12:21

Qeni priste të zotin e tij, një i pastrehë që ndërroi jetë katër muaj më parë si pasojë e një sulmi me thika.

Banorët lokalë thonë se i pastrehu dhe qeni ndanin bashkë të njëjtën shtëpi (rrugën). Ata ishin të pandashëm në çdo hap prej disa vitesh.

“Qeni rri tek dera e spitalit prej katër muajsh. Kur kalojnë njerëz u shmanget me delikatesë pak centimetra dhe rikthehet sërish në pritje të të zotit që ka ndërruar jetë”, shkruan në Facebook avokatja, Cristina Sardella.

Kjo nuk është historia e parë që provon besnikërinë e një qeni. Rasti më i famshëm është ai i Haçikos, qeni që priti thuajse 10 vite të zotin e tij në stacionin e trenit ku u panë për herë të fundit. I zoti kishte ndërruar jetë papritur. Për të nderuar besnikërinë e Haçikos, në stacionin Shibuya të Tokios është ngritur një statujë e tij, ndërsa historia është përjetësuar në kinema nga Richard Gere në filmin “Hachi; A dog’s tale”.