Qeni pa këmbë rifiton mundësinë për të ecur përmes këmbëve protezë

Brutus, qeni i racës Rottweiler ka fituar mundësinë për të ecur përsëri, falë katër këmbëve të reja protezë të teknologjisë së fundit.

Auto & Tek

07/04/2015 18:31

Si këlysh, Brutus ishte viktimë e braktisjes. Ai u la jashtë në temperatura shumë të ftohta për shumë kohë sa që ai fitoi një ngrirje në të katër këmbët e tij.

Për t’i bërë gjërat edhe më keq, pronarët e tij u përpoqën që t’i prisnin këmbët e tij, duke e lënë qenin në atë gjendje sa që as nuk mund të ecte, transmeton Lajmi.net.

Duke e parë gjendjen e qenit, Aquilina dhe Laura Ornelas, shpëtimtar të kafshëve, themeluan një faqe ‘GoFundMe’ për të mbledhur $11,900 për operacionin e qenit.

Ato fituan $12,612 dhe Brutus e kreu operacionin e nevojshëm. “Doktorët hoqën fragmente të eshtrave të copëtuar në putrat e Brutus, kthetra e tij dhe gishtat për ta përgatitur për protezën. Më pas, protezat iu vunë qenit dhe tani ai është në gjendje që të ecë”, thotë Aquilina.

11046553_538499779624872_3904424432206669075_o_0

Shërimi komplet i Brutus morri rreth tetë javë dhe gjashtë muaj rehabilitim, por tani ai është mirë dhe ato e dërgojnë atë në terapi të rregullta fizike.

Ai tani ecë dhe luan me qentë e tjerë. Një gjest ky madhështor nga ana e Aquilina dhe Laura Ornelas.