Qeni në Vushtrri tash e disa ditë pa ngrënë pret pronarin që u nda nga jeta /VIDEO

Se kafshët ndjejnë thellë shoqërimin, kujdesin, por edhe dashurinë që njerëzit japin për to, këtë e kemi ditur, por që ato të ndjejnë mungesë, e madje edhe tronditje të madhe deri në mërzi për ndarjen nga jeta të pronarit të tyre, kjo është shumë befasuese, së paku për njerëzit që nuk i njohin ato.

Fun

24/08/2018 17:52

Një rast i pazakontë ka ndodhur në qytetin e Vushtrrisë. Që nga e mërkura, kur ka ndërruar jetë Asllan Quni Kuqani, qeni i tij është duke e pritur te dera që ai të kthehet.

Për as edhe një moment ai nuk është larguar nga dera e punëtorisë ku kishte punuar i ndjeri.

Se çfarë thonë fqinjët, por edhe njohësit e marrëdhënies dhe sjelljes së kafshëve, shikoni videon në vazhdim. /Lajmi.net/