Qeni në Vushtrri tash e 6 ditë pa ngrënë, pret pronarin që u nda nga jeta

Se kafshët ndjejnë thellë shoqërimin, kujdesin, por edhe dashurinë që njerëzit japin për to, këtë e kemi ditur, por që ato të ndjejnë mungesë, e madje edhe tronditje të madhe deri në mërzi për ndarjen nga jeta të pronarit të tyre, kjo është shumë befasuese, së paku për njerëzit që nuk i njohin ato.

Fun

20/08/2018 15:51

Një rast i pazakontë ka ndodhur në qytetin e Vushtrrisë. Që nga e mërkura, kur ka ndërruar jetë Asllan Quni Kuqani, qeni i tij është duke e pritur te dera që ai të kthehet. Për as edhe një moment ai nuk është larguar nga dera e punëtorisë ku kishte punuar i ndjeri, raporton Veriu.info.
Për më keq, qeni i quajtur “Cuki” është tronditur aq shumë nga mungesa e pronarit, i cili është kujdesur për të plotë 13 vjet, sa tani e gjashtë ditë ai as nuk po ha e as nuk po pi.

Se çfarë thonë fqinjët, por edhe njohësit e marrëdhënies dhe sjelljes së kafshëve, shikoni videon në vazhdim.