Qeni merrë ftohet që të votojë në zgjedhjet Parlamentare Evropiane

Një qen Rotvajller tetë vjeçar ka pranuar në putrat e tij një ftesë për të votuar në zgjedhjet e Parlamentit Evropian më 22 maj.


Fun

17/04/2014 01:33

Ftesa për qenin me emrin \”Zeus Hoyle\” kishte ardhur në adresën e pronarit të tij Russell Hoyle, në një fshat të quajtur Norton, në Angli.

Russell, i cili është një roje sigurie 45 vjeçar, ka thënë: \”Unë thjesht mendoj se është shumë qesharake.

\”Më kujtohet kur njëri erdhi për të bërë regjistrimin e popullsisë, unë isha duke punuar në kopsht dhe ai më pyeti se kush jetonte në këtë shtëpi.

\”Unë i tregova atij që jetoj me gruan dhe djalin tim i cili është ende i ri për të votuar.

\”Pasta i thash atij se me ne jetonte edhe Zeusi i cili është 63 vjeçar në moshën e qenve, nuk kisha menduar ndonjë gjë, supozova se ai do ta kuptonte që ishte një shaka.\”

Russell i cili jeton me gruan e tij Allison dhe djalin Peter, është duke planifikuar për ta marrë me vete shokun e tij me katër këmbë në qendrën e votimit ditën e zgjedhjeve.

Ai tha: \”Unë thjesht mendoj se është krejtësisht qesharake dhe e di se ata do presin nga unë që të kontaktoj me ta dhe të i\’u them se është bërë një problem, por unë nuk e kam ndërmend ta bëjë një gjë të tillë, unë do ta sjellë atë për të votuar në ditën e zgjedhjeve.

\”Unë dhe gruaja ime do shkojmë për të votuar dhe ne kemi për ta marrë Zeusin me vete.\”

Russell dhe Zeus një kohë kishin punuar së bashku në skuadër si roje sigurie, por tani qeni është pensionuar dhe kalon kohën e tij duke u relaksuar në shtëpi.

Russell thotë: Ai është një qen i përsosur, kur ishte jashtë duke punuar ai më mbronte dhe tani po pushon, ai është i mrekullueshëm me fëmiët dhe e di se ai nuk do ta lëndojë askënd.\”