Qeni mbron fëmijën nga e ëma (Video)

Një video e një nëne derisa me papuqe tenton ta rrahë fëmijën e saj, ka pasur shumë qarkullim nëpër rrjete sociale.

Lifestyle

23/01/2017 17:34

Gruaja turke me një papuqe në dorë e ka frikësuar fëmijën, duke e vendosur në qoshe të dhomës.  Realisht, është një lojë e saj për të parë se si do të reagojnë dy qentë që i kanë në shtëpi.

Qeni është munduar që ta mbrojë atë nga e ëma, duke i dalur përballë dhe duke mos e lejuar t’i afrohet, shkruan lajmi.net.

Madje, ai ia kafshon krahun, në mënyrë që  gruaja të mos tentojë dhunën.

Më poshtë mund ta shihni videon në të cilën dëshmohet besnikëria e një qeni. /Lajmi.net/