Qeni kafshon një fëmijë 8 vjeçar në Rahovec

Sot në orët paradites në afërsi të fabrikës së masave plastike në Rahovec, një qen ka kafshuar një fëmijë tetëvjeçar (A.Sh).

Lajme

23/05/2015 23:43

Fëmija është dërguar menjëherë në Qendrën e mjekësisë familjare në Rahovec, ku i është ofruar ndihma e parë mjekësore, ndërsa më pas urgjentisht është dërguar në spitalin rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë, raporton Rahovecpress.

Pas një bisede telefonike me prindin e fëmijës Naim Shala, mësohet se gjendja e të djalit të tij është jashtë rrezikut për jetë.

Ndërsa, policia në Rahovec ka nisur të hetojë nëse qeni ka qenë i vaksinuar apo ishte qen i braktisur.