Qeni i shpëton jetën pronarit, pasi bjen në baltën e butë

Një labrador ngjyrë çokollate ia shpëtoi jetën pronarit të tij.

Fun

06/04/2018 14:39

Jake Atkins dhe miku i tij kishin dalë për gjueti bashkë me qenin. Megjithatë, aventura e tyre doli të ishte e tmerrshme për ta, pasi që të dy ranë në baltë dhe ngecën aty.

“Po ecnim shumë afër njëri-tjetrit, dhe që të dy ramë në thellësinë e baltës dhe tentuam të dilnim që aty por nuk mundëm”, tha Atkins për Inside Edition.

Edhe pse e thirri policinë, Atkins nuk kishte shpresa më se do të shpëtonte, pasi që besonte se ata do të vdisnin deri të vinin policia, transmeton lajmi.net

Megjithatë, që të dy, ai dhe miku i tij, nuk tentuan më të dilnin nga balta dhe as që provuan të lëviznin – duke menduar se fundi i tyre do të vinte para se të vinte ndihma.

Edhe pse ndihma erdhi në skenë para se diçka e tmerrshme të ndodhte, ekzistonte një problem – ata (zjarrfikësit) nuk dinin si t’ia bënin, si t’i nxirrnin ata shpejtë nga balta.

Zjarrfikësit nuk mund t’ua jepnin litarin atyre, pasi kjo kërkonte që edhe ata të hynin në baltë. Dhe nëse do të hynin, kjo do të rrezikonte edhe jetën e tyre.

“Nëse do të hynin, edhe ata do të ngecnin aty. Kështu që nuk kishte asnjë mënyrë që ata të na jepnin litarin”, tha Atkins. Për fat të mirë, marrja e qenit me vete doli të ishte vendimi më i mirë që ai e bëri atë ditë.

Atkins iu tha shpëtimtarëve që ta lidhnin litarin për qenin e tij. Qeni i guximshëm kërceu menjëherë në baltë dhe shkoi drejt e tek ta. Si rezultat i kësaj, Atkins dhe miku i tij ishin në gjendje ta kapnin litarin dhe ekipi i shpëtimtarëve t’i shpëtonin ata.