Qeni i ha kursimet pronarëve të vet

Një qen me emrin Murphy i\'a kishte ngrënë 400 funte pronarëve të tij të cilët i kishin kursyer për t\'i shpenzuar gjatë një pushimi familjar.

Fun

13/05/2014 23:49

Donnah Dear dhe Ben Lawson ishin duke i paketuar gjërat për një udhëtim katër ditorë në Spanjë me dy djemt e tyre kur kartmonedhat ishin zhdukur.

Nëna Donnah, 37 vjeçe tha: \”Ne i kishim lënë parat në banakun e kuzhinës dhe ato thjeshtë ishin zhdukur. Nuk kishte ndonjë gjurmë të tyre.\”

Ajo shtoi se ata e kishin kuptuar se Murphy mund t\’i kishte ngrënë paratë.

\”Por kjo nuk e prishi udhëtimin tonë pasi që ne arritëm që të mbledhnim para të mjaftueshme.\”

Përderisa familja fluturoi për në Costa del Sol qeni i tyre qëndroi me gjyshen e fëmijëve. Dhe shumica e parave dolën të paprekura nga jashtëqitja e qenit.

Fatkeqsisht Murphy nuk morri mësim nga ky rast. Disa ditë pasi i kishte ngrënë paratë e pushimit në mars, ai iu nënshtrua një operacioni urgjent pasi kishte gëlltitur një çorape.