Qeni hero vdes pasi shpëtoi familjen e pronarit nga 4 kobra

Ky qen hero ka vdekur pasi ka shpëtuar familjen e pronarit të tij nga 4 gjarpërinjë kobra.

Bota

18/07/2016 05:31

Qeni i llojit “Doberman”, vdiç menjëherë pasi kishte mbytur 4 gjarpërinjtë para se të arrinin tek shtëpija e pronarit të tij, përcjell lajmi.net

Të katër gjarpërinjtë ishin munduar të hynin në shtëpinë e familjes të hënën në mbrëmje kur edhe janë përballur me qenin, që po qëndronte para derës.

Ai kishte sfiduar me sukses gjarpërinjtë por ka pësuar plagë të cilave nuk ju mbijetoi dot. Lufta ishte shumë e ashpër dhe kishte shumë gjak.

“Unë jam i tronditur, ai ka bërë sakrificë të madhe për mua dhe familjen. Do ta kujtoj atë deri në vdekjen time, shpresoj që shpirti i tij të pushoj në paqe”, është shprehur pronari për gazetarët.

Banorët dërguan kurora me lule tek varri i qenit, për të cilin u mbajt edhe ceremoni varrimi./lajmi.net